Xhinset janë ndoshta i vetmi element veshjeje që nuk kanë nevojë për prezantim. Edhe nëse nuk jeni fanse të tyre, sigurisht që ka një palë të tilla në garderobën tuaj, sepse është e pamundur të mos i veshësh.
Mënyrat e kombinimeve janë me qindra, por çfarë ka rëndësi është të zgjidhni prerjen e duhur të xhinsit! Çfarë do të sjellë të re kjo verë? Trendin më të rehatshëm të xhinseve që mund të keni veshur ndonjëherë! Bel të lartë dhe prerje drejt, që nxjerr në pah më të mirën e siluetës suaj.

Të përshtatshme për çdo orë apo stil veshje, xhinset e kësaj vere janë blerje e zgjuar, pasi përveçse do të kurseni para, do t’i keni për shumë gjatë me ju.

Xhins mbi xhins

Sigurisht, rripi është detaji që bën ndryshimin në çfarëdo lloj veshjeje.

Xhinset e ngushta harrojini për pak. Gjerësia është në modë, por rehatia edhe më!

Burimi: Who What Wear