0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Harrohen oligarkët, pushtetarët “zbulojnë” se milioner është Ymer Ymeri i SBAShK-ut

- Advertisement -

Një prej premtimeve më të mëdha të fushatës “Krejt dhe Drejt” ka qenë goditja e oligarkëve mënjëherë pas marrjës së pushtetit.

Por, pas 14 shkurtit oligarkët më nuk janë goditur as me deklarata publike. Vendimet kundër tyre as që janë paralajmëruar.

Por, pushtetarët duket se kanë zbuluar se pasanikët problematikë nuk janë nëpër korporata, por në zyre sindikatash.

Arlind Manxhuka, zëdhënësi i VV-së, e ka “zbuluar” sot një të tillë. Ka pohuar publikisht se Ymer Ymeri i SBASHK’ut është milioner.

Milionerit sigurisht se nuk i bëjnë përshtypje 50 euro për secilin muaj për këtë vit fiskal. Ai nuk mund të mendojë për mirëqenien e punëtorëve, frekuencat e tyre janë të papërputhshme.

Ka qenë e ditur, por ja që edhe konfirmohet se kjo grevë nuk ka të bëjë fare me mësimdhënësit, por me një agjendë krejt tjetër”, – ka shkruar Manxhuka.

Por, pasuria e Ymer Ymerit e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion tregon se ai nuk është as afër të qenit milioner.

Ymeri ka deklaruar se ka 4 banesa të blera, që i ka vlerësuar nga mbi 22 mijë Euro deri në mbi 50 mijë Euro më së shumti, Ymeri i ka deklaruar në pronësi të veten. Derisa dy tjera, thotë se janë të fëmijëve të tij. Të gjashtë banesat thotë se janë blerë gjatë viteve 2002 deri më 2013.

Po ashtu, ai ka deklaruar se ka në pronësi edhe sipërfaqe të ndryshme trualli, në një nga to tregon se ndodhet edhe shtëpia e tij, që i ka vënë vlerën 73 mijë Euro.

Ymeri ka deklaruar se ka edhe Tokë bujqësore, livadh, oborre e shtëpi, që së bashku kapin sipërfaqen 10,908.00m2, që i deklaron si “Trashëgimi e përbashkët Familjare Para vitit 1900”.

Menaxheri për Financa dhe Administratë i SBASHK’ut ka treguar se e posedon edhe një veturë Mercedes Benz, e tipit E 200, e prodhuar në vitin 2013, e blerë në vitin 2020, që e vlerëson 9 mijë e 500 Euro vlerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. E ka deklaruar në pronësi të fëmijëve të tij edhe një tjetër Mercedes Benz B200, i vitit 2009 e blerë në vitin 2019. Vlera e tij thotë se është 5000 Euro.

Para në bankë, Ymer Ymeri në vitin 2022 i ka deklaruar mbi 70 mijë Euro, të shpërndara në tre banka në Kosovë dhe në një në Durrës të Shqipërisë.

Ai deklaron se të hyra vjetore si paga ka nga 5 burime të ndryshme, përfshirë të ardhurat nga SBASHK’u që thotë se i ka 1057 Euro pagë mesatare neto.

Ky veprim i Manxhukës që përbën shpërndarje të dezinfomatës nuk kundër Ymerit të SBASHK’ut vjen vetëm një ditë pasi Elvis Hoxha shpërndau një Fake News kundër Rrahman Jasharajt, të cilin e fyu duke e quajtur “anëtar të partisë serbe”.

Hoxha më pas i kërkoi falje Jasharajt për shpërndarjen e Fake News. Nuk dihet nëse edhe Manxhuka gjatë ditës do të bëjë kërkim falje ndaj Ymerit për shpërndarje të “Fake News”. /Insajderi.org/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit