-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Harrisi premton se do të bëjë “gjithçka në fuqinë e saj” për ta përfunduar luftën në Gaza

- Advertisement -

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara dhe nënpresidentja e tanishme e këtij vendi, Kamala Harris, të dielën në Michigan u zotua se “do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, përderisa u mundua që ta merrte përkrahjen e komunitetit të madh arabo-amerikan dhe myslimanëve dy ditë para zgjedhjeve.

Në Michigan janë të regjistruar rreth 240 mijë votues myslimanë, shumica prej të cilëve e kishin votuar Joe Bidenin në zgjedhjet e vitit 2020, duke e ndihmuar për të siguruar një fitore të ngushtë kundër rivalit Donald Trump, raporton gazeta “The Guardian”.

Megjithatë, arabo-amerikanët dhe myslimanët në Michigan kanë shprehur pakënaqësi me qasjen e zonjës Harris ndaj luftës së Izraelit në Gaza dhe sondazhet lënë të kuptohet se këta votues po shkojnë te kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein.

“Sot na janë bashkuar udhëheqës nga komuniteti arabo-amerikan, i cili ka rrënjë të thella e krenare këtu në Michigan dhe unë dua të them se ky vit ka qenë i vështirë, duke e marrë parasysh shkallën e vdekjeve dhe shkatërrimit në Gaza dhe duke i marrë parasysh viktimat civile dhe zhvendosjen në Liban” – tha kandidatja demokrate për presidente.

“Kjo është shkatërruese dhe, si presidente, unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për t’i sjellë në shtëpi pengjet, për t’u dhënë fund vuajtjeve në Gaza, për t’u siguruar që Izraeli të jetë i sigurt dhe për të garantuar që populli palestinez mund ta realizojë të drejtën e vet për dinjitet, liri, siguri dhe vetëvendosje” – shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit