-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Harris: Do vazhdojmë mbështetjen ndaj Kosovës si vend demokratik e multietnik

- Advertisement -

Kandidatja për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga radhët e Partisë Demokratike, Kamala Harris, ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës si vend multietnik e demokratik, krejtësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar.

Këto komente, Harris i ka bërë në një letër që i ka dërguar komunitetit shqiptaro-amerikan, tri ditë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve (më 5 nëntor).

Mund të jetë një imazh i teksti

Letra është bërë publike nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, përmes një postimi në Facebook, të shtunën.

Në letrën e Harris-it fillimisht thuhet se shqiptarët e Amerikës kanë dhënë “një kontribut të paçmuar për kombin tonë për breza të tërë, duke sjellë me vete përkushtim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe lirisë”.

“Me qindra mijëra shqiptarë-amerikanë të vendosur në Shtetet e Bashkuara, forca e tyre vazhdon të na frymëzojë”, vazhdon tutje.

Shqiptarët e Amerikës, sipas zëvendës-presidentes amerikane, “kanë pasuruar komunitetet tona me shpirt sipërmarrës, vlera të forta familjare dhe angazhim për edukim dhe pjesëmarrje qytetare”.

“Nga biznesmenët e vegjël deri te profesionistë në fusha si mjekësia, ligji dhe shërbimi publik, ata kanë luajtur rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social të shumë qyteteve dhe komuniteteve në mbarë vendin”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit