Haris një prej ishullorëve të Love Island Albania, ka folur në lidhje me jetën e tij.
Në episodin që po transmetohet ditën e sotme në orën 18:20 në televizionin Klan, ai ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe familjes.
Haris ndër të tjera ka shtuar:
“ Familja ime ka 24 vite që jeton në Londër. Babi është marrë me biznese dhe unë e kam jetuar jetën shumë të mirë dhe këtë na e ka dhënë babi dhe mami. Më i afërt jam me mamin dhe babin e dua fort. Ne e kemi jetuar jetën në mënyrë tradicionale.
Pas Love Island Albania kam për të mësuar të shkruaj dhe lexoj shqip. Dashuria për mua është pozitivitet, në mëngjes kur zgjohesh duhet të jesh i lumtur. Unë di si të dhuroj dashuri dhe të bëj një vajzë të lumtur. Unë kam dëshirë të bëhem kampion i botës në sport.”