Jonathan Hargreaves ka deklaruar sot se është takuar në mëngjes me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.
Në njoftimin e tij, ambasadori theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai gjithashtu u shpreh se shpreson që fushata zgjedhore të zhvillohet qetë dhe pa tensione, duke theksuar se bashkëpunimi paszgjedhor është thelbësor për të mirën e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.






