24.7 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Hargreaves ngjitet në majën e Bistrës bashkë me pjesëtarët e FSK-së që kanë diplomuar në MB dhe ushtarët britanikë në Kosovë

- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton se është ngjitur në majën e Bistrës (2651m), së bashku me pjesëtarët e FSK-së që kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ushtarët britanikë në Kosovë.

Ngjitjen në majën e Bistrës, ambasadori e përshkruan si më poshtë:

“Një ditë vërtet e këndshme sot duke u ngjitur në Bistra (2651m), maja ime e 7-të nga 20 majat e Kosovës…#kosovo20peakschallenge.

Këtë herë ishte kënaqësi të bashkohesha me anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të diplomuar nga Akademia Ushtarake britanisë, dhe ekipin e mbrojtjes të Britanisë që aktualisht është në Kosovë. Një mënyrë e shkëlqyer për të përfunduar javën pas një kontributi të shkëlqyer akademik në trajnimin e lidershipit të FSK-së nga Dr. Dorian Minors nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit