Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shtruar darkë për Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
Për këtë ka shkruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ai ka thënë se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është gjatë dhe qëndrueshme.
“Kam pasur nderin të jem në darkën e organizuar për Sekretarin e Jashtëm të MB David Lammy nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrat. Miqësia jonë Kosovë –Britani e Madhe e bazuar në një angazhim të përbashkët për një Kosovë të sigurt, multi-etnike dhe demokratike – është e gjatë dhe e qëndrueshme.”