21 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Hargreaves: Këtë vjeshtë, Britania, mikpritëse e Procesit të Berlinit

- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se këtë vjeshtë Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqire e Procesit të Berlinit.

Hargreaves ka theksuar se qëllimi është të nxiten diskutimet dhe të forcohet bashkëpunimi ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Këtë vjeshtë, Mbretëria e Bashkuar ka kënaqësinë të jetë mikpritëse e Procesit të Berlinit, për të nxitur diskutimet dhe për të forcuar bashkëpunimin me dhe ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor,” ka shkruar ai në Facebook.

“Këtë vjeshtë, Mbretëria e Bashkuar ka kënaqësinë të jetë mikpritëse e Procesit të Berlinit, për të nxitur diskutimet dhe për të forcuar bashkëpunimin me dhe ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Më tej ai ka bërë të ditur se sot ka mbajtur një fjalim në ceremoninë hapëse të takimit të Ministrave të Bujqësisë nga Europa Juglindore, i cili këtë vit po mbahet nën kujdesin e Procesit të Berlinit.

“Falënderova qeverinë e Kosovës për mikpritjen e këtij takimi dhe shpreha shpresën që diskutimet për të ardhmen e bashkëpunimit rajonal dhe reformat në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural të jenë të frytshme”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

Të fundit