-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Hardinaj përkujton vëllain që ia vranë në vitin 2005: Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain, Enver Haradinaj.

Enver Haradinaj ishte vrarë në vitin 2005, në afërsi të fshatit Raushiq dhe ende sot e kësaj dite, vrasja e tij mbetet mister, pasi që nuk dihet as autori dhe as shkaku i vërtetë.

Me këtë rast, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine.

“Enver mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpine, në liri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai poashtu ka mallkuar të gjithë ata që vrasin shqiptarët tradhtisht.

“Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht”.

Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri.Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht.

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, April 15, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit