Hardinaj: Familja heroike Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit

- Advertisement -

Kryetari i dorëhequr i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Prekaz duke thënë se familja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit.

“Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe na rikujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë. Familja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut. Lavdi të rënëve ndër breza!Lavdi luftës së UÇK-së!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit