Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ka thënë në Rubikon se kur deklaronte se “Vetëvendosjen e ka kriju SHIK-u qeshnin me mu”, qeshnin më të. Por, sipas tij, “tash po shihet që krejt pjesë e PDK-së që kanë qenë janë brenda Vetëvendosjes”.
“Unë kam thënë moti se Vetëvendosjen e ka kriju SHIK-u qeshnin me mu, tash po shihet që krejt pjesë e PDK-së që kanë qenë janë brenda Vetëvendosjes, LDK s’ka. Është e vërtetë 100 për qind, u pa pasi kaloi Rexhep Selimi aty, tash të gjithë bashkë janë kjo strukturë, nuk janë të LDK-së”, tha Haraqija.