Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka quajtur “të mjerë” Albin Kurtin e Vetëvendosjes.
Kjo referuar fushatës së Albin Kurtit me të ashtuquajturin dron vetëvrasës “Skifter K1” të prodhuar në Kosovë ekzistenca dhe testimi i të cilës doli të jetë mashtrim.
“Etja për foto dhe showbiz është mania e këtij pushteti. Skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti. Kur do të ndaleni një herë o të mjerë!”, shkroi Haradinaj.





