10.9 C
New York
Saturday, November 22, 2025

Buy now

Haradinaj:“Moni more se ju vranë Zoti. Ende i kam plagët në trup, njeri që ja ka kthy pushken Milloshit e bani ushtrinë e Kosovës e me m’thanë mu ‘je me Listën Serbe’”

- Advertisement -

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas tij po i etiketojnë ish-luftëtarët e UÇK-së si të lidhur me Listën Serbe.

Haradinaj deklaroi se këto akuza janë të papranueshme, duke rikujtuar sakrificat e tij dhe të familjes së tij gjatë luftës. “Moni more se ju vranë Zoti. Ende i kam plagët në trup, e me m’thanë mu ‘je me Listën Serbe’”, ka thënë ai.

Ai shtoi se në kohën kur ai dhe bashkëluftëtarët po luftonin kundër forcave serbe, sot akuzuesit ishin në anën tjetër. “Ai që ia ka kthyer pushkën Millosheviqit, ai që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e ju i thuni me Listën Serbe. Po ata të VV-së vetë janë me ta,” tha Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar humbjet personale dhe kohën e kaluar në Hagë. “Paramendoni dy vëllezën të vrarë, me të dy kam qenë kur janë vrarë. Katër vjet nëpër burgje të Hagës, e gjithë jetën në shërbim të këtij vendi, e këta të thonë ‘je me Listën Serbe’,” u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit