Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka vizituar fshatin Busi.
Haradinaj e ka vlerësuar lartë Businë, duke e quajtur vend të vlerave dhe traditës.
Tutje, ai është zotuar që do të rregullojë problemet me ujë dhe kanalizim.
“E mbylla ditën në Busi ku bujaria shqiptare vazhdon e dominon, ky vend i vlerave dhe traditës vuan nga mungesa e ujit dhe kanalizimit, ju zotova që deri të rregullohen këto probleme, do jem i pakompromis.
Krenar me ju!” – ka shkruar Haradinaj.