Daut Haradinaj, nga AAK, në emisionin “Click” të RTV21 tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë për shkak të manovrimit dhe logjikës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Si derivat i kësaj Kosova e kaloi një vit pa institucione, e kaloi një vit me 60 seanca, e kaloi një vit pothuajse më kritikun që e patëm edhe sot jemi në zgjedhje të jashtëzakonshme pikërisht për shkak të manovrimit të zotit Kurti dhe logjikës së tij. Nëse dikush mendon që kjo ishte qeverisja që e meriton besimin, le të ia jepin. Por nëse dikush shkon në market dhe e krahason çmimoren e vitit 2020 me të vitit 2025, unë nuk besoj që njeriu normal ka me e gjet guximin me i dhënë besim”, tha Haradinaj.
Ai përmendi edhe premtimin e Kurtit për çmimet dhe heqjen e TVSH-së.
“Në periudhën e fundit, pesë vjeçare përtej premtimeve nga qeveria Kurti, “që ne do të rrisin nivelin e performancës të bashkëpunimit, do të jemi shumë më dinamik në kuptimin e integrimeve euroatlantike”. Kosova sot është nën sanksione, Kosova sot e ka të ndërprerë dialogun strategjik me SHBA-të, Kosova sot blen energji në Serbi, sot jo që nuk u ulën çmimet siç premtonte zoti Kurti, jo që nuk e hjeki TVSH-në për produktet ushqimore, për shportën mujore siç njihet në popull”, u shpreh ai.






