Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i është drejtuar Vetëvendosjes duke thënë se kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë.
Haradinaj ka vazhduar duke thënë ata “s’e kanë dashur kurrë UÇK’në as trashëgiminë e saj”.
“Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë. Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj. Kurrë s’e kanë nderuar një komandant të UÇK-së që nuk u nevojitet për kauzat e tyre të mbrapshta të pushtetit.”
Ai ka shkruar se “edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë”.
“Po të ishin të gjallë, do t’i quanin kriminelë.”
Haradinaj ka thënë se Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar.
“Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka.”