-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Haradinaj: VV po na detyron ta shqyrtojmë një bllok total ndaj tyre

- Advertisement -

Mosvotimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga kursimet pensionale, nuk e ka pritur mirë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, po e detyron partinë e tij ta shqyrtojë një “bllok total” aty ku kërkohet vota e tyre.

Haradinaj tha se partia në pushtet nuk po e përkrah asnjë iniciativë që vjen nga opozita.

“Ne si opozitë duhet ta shqyrtojmë mardhënien me pozitën, sepse shpesh kemi votu ligje të ushtrisë, marrëveshje ndërkombëtare. VV po na bën që ta shqyrtojmë një bllok total të cilët çdo iniciativë të opozitës ata nuk po gjejnë mirëkuptim, as edhe në iniciativën për Trustin”, ka thënë ai.

Ai tha se iniciativa për Trustin ka qenë e sinqertë nga ana e AAK-së, teksa bëri të ditur se janë munduar të bisedojnë miqësisht edhe me deputetë të LVV-së që të votojnë pro, por që në fund nuk është miratuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit