17.5 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Haradinaj: VV ka të drejtë të formojë qeverinë, nëse dështon, radha i takon opozitës

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar situatën politike në vend dhe procesin e formimit të qeverisë së re, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën kushtetuese për të provuar krijimin e shumicës, por nëse dështon, atëherë radha i kalon opozitës.

Në një intervistë për “Blic Interview”, Haradinaj tha se pret që opozita të krijojë qeverinë, duke i bërë thirrje VV-së dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të mos vonojnë procesin.

“Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja,  munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me apliku të drejtën e tyre për të kriju shumicën. Nëse e krijojnë me vazhdu me punë, nëse jo, vjen radha e të tjerëve…edhe ajo është kushtetuese, është pjesë e demokracisë tonë. Unë pres që opozita t’a krijon Qeverinë po pa vonesa dhe i bëj thirrje atyre që po pengojnë po vonojnë… mos të vonojnë më shumë, me këtë rast Kurtit dhe klikës së tij” tha Haradinaj.

I pyetur për qëndrimin e Vetëvendosjes se “ose qeveri me VV ose zgjedhje”, Haradinaj e cilësoi këtë si shfaqje të dobësisë së tyre dhe kritikoi qasjen përjashtuese dhe arrogante që, sipas tij, kjo parti ka ndjekur që nga fillimi.

“Gradualisht po shkojnë duke i shfaq dobësitë e veta. Psh dikur na thonin se do t’i kenë 500 mijë vota, edhe aplikonin një qasje përjashtuese, fyese, edhe arrogante. Ditën e zgjedhjeve u vërtetu që kanë 10 deputetë më pak sesa zgjedhjet paraprake, pastaj ata e menduan se ata janë aq të plotfuqishëm sa që të gjithë do të vrapojnë pas tyre, e rezultoi se ka plot që s’janë të interesuar me qeveris me VV-në. Së fundmi ata për kërcënojnë që nëse nuk qeverisni me ne, nuk na mbështetni ne ta udhëheqim qeverinë e vendit, ju qojmë në zgjedhje. Kjo nuk e frikëson AAK-në por ajo çfarë është e keqe është “pse me e qu vendin në zgjedhje?….sikur vendi mos të kishte alternativë kushtetuese dhe ligjore, në rregull, por ekziston alternativa kushtetuese kur smundet t’a bëjë i pari eksiton mundësia ta bëjë i dyti me Kushtetutë të kosovës, me ligjet tona”, ka shtuar Haradinaj.

Lidhur me deklaratat e Kurtit se Serbia po përpiqet të shantazhojë deputetët e minoriteteve, Haradinaj përsëriti akuzat e tij se Kurti ka zbatuar agjendën ruse dhe serbe dhe e quajti atë “agjent të Serbisë dhe Rusisë”.

“Realisht Kurti është agjend i Serbisë dhe i Rusisë sepse ka zbatu agjendën ruse dhe serbe edhe kurptohet që ndikimet e mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtar janë gjithkund ….ne shohim përpjekje për ndryshime në Serbi, shohim përpjekje për ndryshime në Kosovë… e Kurti zakonisht pra i reflekton pikërisht pasojat e asaj se kush është, ai na ka rrit fuqinë e Serbisë deri në këtë masë në Kosovë, Kurti ka qeveris katër vjet të plota, me mandat të pltoë, i pavarur nga asnjë parti tjetër shqiptare, dhe pas katër viteve të plota rezulton se qenka rrit fuqia e Serbisë mbi deputetët jo-serbë, që unë nuk besoj se deputetët jo-serbë janë nën ndikimin e Serbisë. Unë besoj fuqishëm se ata deputetë jo-serbë që nuk e pëlqejnë qeverisjen Kurti, ka ndikim Serbia tek ato, mund të kemi ne shqiptarët”, ka theksuar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit