0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Haradinaj viziton për Krishtlindje dy familjet atdhetare në Klinë dhe Gjakovë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dy familjet atdhetare të Don Franë Kolajt në Zllakuqan të Klinës dhe Nikë Hajdarajt nga Bardhaniqi i Gjakovës, me rastin e festës së Krishtlindjes.

Haradinaj tha se mikpritja, bujaria, dhe harmonia fetare është trashëgimi e përhershme e popullit tonë.

“Gëzuar për shumë mot!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë që të qëndroja në Zllakuqan, në familjen e Don Franë Kolaj, familje atdhetare me të cilën ndajmë miqësinë që nga ditët e lavdisë.

Po ashtu, isha për vizitë te familja e mikut tim, Nik Hiseni, një burrë i dëshmuar në ditët e vështira.

Vazhdova më pas në familjen atdhetare të Heroit të kombit, Nikë Hajdaraj, nga Bardhaniqi i Gjakovës, në një ambient të ngrohtë e mikpritës.

Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë, mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme.

Gëzuar për shumë mot!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=714193643405320&id=100044440716038&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit