Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ai u shpreh në Ora 7 se ata janë mirë me shëndet, janë optimistë dhe siç tha ai, të fortë, përcjell Klankosova.tv.
”Unë sot jam shumë i relaksuar, sepse po kthehem nga shokët e mi në vizitë që i kam parë dhe ata më kanë dhënë një forcë dhe i kam parë shumë mirë dhe janë fortë mirë, të fortë dhe mirë me shëndet”.
”Çka është më kryesorja janë opitimistë dhe të fortë”, u shpreh tutje ai.