Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në përfundim të vizitës së tij në Washington, ka qëndruar për vizitë edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se ka falënderuar ambasadorin Ilir Dugolli për punën që bën bashkë me ekipin e Ambasadës.
Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga Ambasadori që të vazhdojnë punën e tyre, meqë situata gjeo-politike s’është e lehtë.
Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që ka mbështetje dhe mirëkuptim nga populli amerikan.
“Në përfundim të vizitës sime në Uashington, vizitova edhe Ambasadën tonë. Gjatë takimit, falënderova Ambasadorin Ilir Dugolli dhe ekipin e Ambasadës për shërbimin dhe përkushtimin ndaj vendit. I inkurajova që të vazhdojnë punën e tyre në këtë periudhë jo të lehtë të zhvillimeve gjeopolitike.Si vend, jemi me fat që kemi mbështetje dhe mirëkuptim të fuqishëm nga shteti dhe populli amerikan”, ka shkruar Haradinaj.






