-1.9 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Haradinaj: Vetëvendosje ka përgjegjësi të formojë Qeveri stabile

- Advertisement -

Meliza Haradinaj, ish-ministrja e Punëve të Jashtme, ka deklaruar se për të është me rëndësi se sa stabile do të jetë qeveria e re e vendit kur do të formohet.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka përgjegjësi të formojë qeveri stabile.

“Më shumë se kush me kë e bën qeverinë, për mua është e rëndësishme se stabile është kjo qeveri, unë mendoj se duhet t’i mbajmë përgjegjëse menjëherë pas certifikimit të rezultateve sidomos partinë e parë dhe të dytë të cilët do të mbajnë përgjegjësi në të ardhmen që të formojnë institucione, qoftë nëse mandatari i parë nuk dëshiron apo nuk mund të formojë një shumicë parlamentare për formim të qeverisë”.

“Qoftë nëse i jepet mandatarit të dytë, pra për mua është e rëndësishme këto dy parti si do të veprojnë pas certifikimit të rezultateve. Kosova është në një momentun, pra LVV dhe PDK, LVV ka një përgjegjësi të madhe të mbajë vazhdimësinë siç ia ka dhënë elektorati, ta formojë një qeveri stabile për disa arsye, që Kosova është përball një Administrate Trump e cila është e paparashikueshme, ka ndryshuar komplet polet gjeopolitike sot në botë, e dyta që siguria në Kosovë është në një udhëkryq të një përçarje transatlantike”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit