13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haradinaj: Vendimi i Qeverisë për përcaktimin e çmimit të derivateve në Kosovë, çështje ‘koti’

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se vendimi i Qeverisë për përcaktimin e çmimit të derivateve në Kosovë është “i kotë”.

Kjo pasi që sipas tij, qeveria nuk është përgjegjëse për çmimin e lartë të naftës pasi që është trend global.

“Unë e pashë kur e morri vendimin për atë një centëshin e derivateve, është çështje koti, ka zbritje të çmimit për shkak se operatorët kanë gjetur burime tjera të furnizimit dhe jo për shkak të një centi që ka vendosur tavanin Qeveria. Të jemi të qartë, dmth çmimi i derivateve varion. 3 euro + e ke naftën në Itali, 2.70 në Zvicër, 2+ në Shqipëri dhe i vetmi shtet i rajonit më lirë është Maqedonia. Po i marr këta shembuj se kjo është globale nuk është fajtor Qeveria pse është nafta shtrenjtë”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Haradinaj thotë se Qeveria është fajtore për shkak se nuk po e heq akcizën e naftës për një periudhë të përkohshme.

Po ashtu, ai shton se Qeveria duhet që të krijojë subvencione për prodhuesit vendorë dhe t;i përkrahë ata.

“Qeveria është përgjegjëse pse nuk po e hjek akcizën në faza të përkohshme për një mandat 6 ose 12 muaj me ja lehtësu kuletën qytetarit, këtë mund ta bëjë Qeveria. Qeveria e Kosovës krijon subvencione për prodhuesit e caktuar të cilët mund të krijojnë produktin pa pasë nevojë me shku me marrë në Gjermani, ose në Itali ose në Beograd. P.sh ne kemi prodhues të armaturës, të çimentos, të drithërave, pse mos me i përkrahë? Se është fazë emergjente”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit