6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Haradinaj: Vendimi i qeverisë për mbylljen e kufirit me Shqipërinë, skandaloz

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e kufirit me Shqipëri, për personat që nuk kanë marrë tri vaksina.

Haradinaj e cilësoi vendimin e qeverisë si “skandaloz”.

Ish-gjenerali i UÇK-së tha se personalisht ka besuar se kufiri me Shqipërinë do të hiqet tërsisht. Kjo sepse është proklamuar para pak muajsh se do të hiqet kufiri me Shqipërinë.

Haradinaj pyeti “Çka tash?”. Tutje, Haradinaj tha se kufijtë nuk hiqen me zgërdhije e as me filozofi.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Haradinajt:

E pashë vendimin per mbylljen e kufirit me Shqipëri me kushtin e kalimit me 3 vaksina. Skandaloze!

Personalisht kam pritur që kontrollat në kufi me shtetin amë do hiqen tërësisht nga ky janar e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje, proklamuat që na “hoqet” kufirin para pak muajsh. Çka tash?

Imagjinojeni nëse vendet tjera na e vendosin kusht vaksinën e tretë!

E me Maqedoninë e Veriut cfarë patët? Maqedonët nuk është që na vizitojnë edhe aq shpesh! Nga Maqedonia janë motrat dhe vëllezërit tanë që jetojnë dhe punojnë në të dy shtetet.

Kufinjtë nuk hiqen me “zgërdhirje” e as me filozofi!

Trajtoni shqiptarët në të dy anët me dinjitet, mjaftë me vendime naive.

E pashë vendimin per mbylljen e kufirit me Shqipëri me kushtin e kalimit me 3 vaksina. Skandaloze! Personalisht kam…

Posted by Daut Haradinaj on Saturday, January 22, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit