18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Haradinaj: Vëllai im dha koordinata për NATO-n, a po i bie tash se ka qenë kriminel? (Video)

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj trajtimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke sjellë në vëmendje një rast personal gjatë intervistës në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ai tha se në varrimin e vëllait të tij është përmendur një dosje, ku sipas tij, del se vëllai i tij,  pjesëtar i UÇK-së,  kishte dhënë koordinata për NATO-n gjatë luftës, ndërsa sot UÇK-ja po gjykohet.

“Një dosje që është treguar në varrimin e vëllait tim… tash merreni me mend, vëllai jem,  UÇK. Knej UÇK-ja po don me u denu atje (në Gjykatën Speciale). Vëllai jem ka dhënë koordinata për NATO-n. E tash po del që janë kriminelë të përbashkët?” – deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se veprimet e UÇK-së ishin të koordinuara me forcat e NATO-s dhe të mbështetura nga to.“Ju po mendoni se NATO nuk i din saktë veprimet tona? Ne kemi dhënë shenja dhe kemi marrë urdhra prej tyre. Prandaj, çdo veprim e kemi bërë në koordinim”,  tha ai./Klankosova.tv.

Të ngjashme

Të fundit