Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues.
Haradinaj ka thënë se qeverisja jo e mirë e Kurtit, po shkakton pasoja të mëdha në vendin tonë.
“Albin Kurti është kryeministër mashtrues, e kam shpjegu shumë herët, i ka mashtru të gjithë në mënyrën më të mirë të mundshme, po i del mashtrimi në të gjitha aspektet e qeverisjes së tij, si qeveri është humbëse, dhe po i shkakton pasoja vendit”, ka thënë Haradinaj për RTV Dukagjinin.
Ai tha se marrëveshja me Serbinë dhe kryeministri Kurti dallojnë. Sipas tij, marrëveshja nuk është shkruar nga Kurti por nga partnerët ndërkombëtarë.