16 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Haradinaj uron Pashkët, shpreson për njohje të Kosovës nga Vatikani

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Haradinaj tha se në këtë ditë të shenjtë kur Pashkët kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët, uron paqe, mirësi dhe harmoni në  të gjitha familjet.

“Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët e tij, duke shpresuar për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, shkroi Haradinaj.

Tutje, ai tha se kjo festë le të shërbejë për të forcuar respektin dhe harmonin mes shqiptarëve

Të ngjashme

Të fundit