Home Lajme Haradinaj uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le të shërbejë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit

Haradinaj uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le të shërbejë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit

0
Haradinaj uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le të shërbejë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. 

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo festë duhet të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore dhe për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit.

Urimi i plotë:

Vëllezërve dhe motrave shqiptarë ortodoksë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët!

Kjo festë le të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore dhe për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit.

Exit mobile version