Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryetari i ardhshëm i Istogut do të jetë Ukë Blakaj.
Haradinaj ka bërë të ditur se Blakaj i ka mbledhur në një darkë me strukturat e AAK-së.
“Sonte na bashkoi Ukë Blakaj, kryetar i ardhshëm i Istogut. Në darkën me struktura të AAK-së, u bashkuan edhe Nazmi Viqa, kryetar i Unionit të Biznesve Shqiptaro- Gjermane, Gjenerali Erhard Bühler, kryetar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, kryetarë komunash, deputetë, kolegë, miq e bashkëluftëtarë. Kënaqësi të nisësh vitin me njerëz që vazhdimisht punojnë për një Kosovë më të mirë.” – ka shkruar Haradinaj.