7.5 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

Haradinaj: UÇK-ja nuk mund ta mashtronte NATO-n

- Advertisement -

Dëshmia dyditore e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë, në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rikthyer vëmendjen te roli, struktura dhe natyra e UÇK-së gjatë luftës së viteve ’98-’99.

Në këtë linjë, ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, duke komentuar deklarimet e Clarkut ka thënë se nëse do të kishte pasur UÇK-ja zinxhir të mirëfilltë komandues ndryshe të përfundonte lufta.

“Unë do të kisha pas shumë qejf me pas zinxhir të mirëfilltë komandues. Më shpejt e kishim kry luftën dhe besoj që ish kry më mirë. Mirëpo UÇK-ja nuk ka mundur ta mashtrojë NATO-në, komplet NATO-në sa ata me bë krime e të na pranojnë si bashkëluftëtarë. Se de-facto na ka pranuar si bashkëluftëtar”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit