18.1 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Haradinaj: Trendafilova së pari po shkon në Beograd, pastaj në Kosovë– Po shpenzon para të Evropës për pengim të drejtësisë

- Advertisement -

Ish-nënkryetari  i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratave të Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila gjatë një interviste tha se protesta në Prishtinë tregoi sa e vështirë do të ishte mbajtja e gjykimit në Kosovë.

Haradinaj ka kritikuar mënyrën dhe vendin ku Trendafilova ka zgjedhur të japë deklaratat e saj, duke e akuzuar për qëndrime të njëanshme dhe mungesë transparence.

“Gjithë këtë ajo s’ka mundur me thënë në Kosovë a? Ajo e ka zgjedhë vetë mos me thënë në Kosovë këtë deklaratë,” tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, që prej miratimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, kjo gjykatë ka shkelur rregullat themelore të funksionimit të drejtësisë.

Ai përmendi rastin e zhvendosjes së gjykatës jashtë Kosovës si dhe problemet me transparencën në dokumentacion dhe aktakuza.

“Gjykata dhe drejtësia ku do që operon ka të drejtë. Çfarë ka bërë kjo gjykatë prej që është aprovuar në Kuvend? Që kur është nisur për çështjen e transplantit të organeve, aty i ka thy rregullat e para,” tha ai. “Trendafilova nëse s’ka mundur me i sqaru në Kosovë, i ka sqaru në Beograd. Ajo në Beograd pse po shkon? Dhe pse ajo enkas e zgjedhë së pari Beogradin, pastaj vjen në Kosovë?” u shpreh ai.

Haradinaj akuzoi kryetaren e Speciales se po shpenzon fonde evropiane jo për zbardhjen e drejtësisë, por për ta penguar atë.

 

“Trendafilova nuk është transparente për të gjithë. Ajo më shumë ka shpenzuar para të Evropës për pengim të drejtësisë gjoja për procese. E kanë kthyer në një aktakuzë krejt tjetër. Pse kjo gjykatë sillet kështu, pse i shkel të drejtat e njeriut?” përfundoi Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit