3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Haradinaj tregon se çka përcakton drafti franko-gjerman për dialogun Kosovë – Serbi

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në draft marrëveshjen gjermano-franceze, të cilën e ka parë, nuk cenohet shtetësia e Kosovës por hiqet bllokada për njohjen edhe nga pesë vendet e BE-së dhe anëtarësimin në NATO.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Personale ka shpalosur detajet e propozimit të draftit franko-gjerman, që sipas tij është për rregullimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se një dokument i tillë siç është drafti franko-gjerman si bazë e ka kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB).

“Janë dy tema që janë pjesë e dialogut; është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe dhe çështja e Kishës Serbe. Të dy këto tema janë opsion, dhe opsioni për Asociacionin është ai Kushtetues, pra nuk diskutohet për një formë të veçantë të Asociacionit”.

“Por, theksohet zbatimi i obligimeve të marruar më herët, dhe nuk ka diçka të re në asociacion, që i bie, duhet që të respektohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjithashtu ka thënë se për statutin e Kishës Serbe nuk ka diçka konkrete se çfarë do të diskutohet.

“Ne e kemi të rregulluar statusin e bashkësive fetare me ligji”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia do të tentojë që të zgjerojë kompetencat e kishave serbe”.

Haradinaj ka përfunduar duke treguar se në draftin franko-gjerman nuk diskutohet për pasuritë natyrore të Kosovës, siç janë Trepça dhe liqeni i Ujmanit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit