Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, po viziton shtetin e Zvicrrës, aty ku siç dihet jetojnë shumë kosovarë.
Në Zvicërr Haradinaj tha se u prit ngrohtë. Ai ka falënderuar bashkatdhetarët për këtë pritje, duke shtar se “Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën”.
Ndryshe, kohëve të fundit janë parë lëvizje më të mëdha në fuqizimin e degëve në diasporë nga partitë opozitare. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit, diaspora votoi me të madhe për Vetëvendosjen e Kurtit.
E plotë:
Faleminderit vëllezër e motra bashkatdhetarë, më nderuat shumë me mikpritjen e ngrohtë!
Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën!