Haradinaj thotë se LVV-ja ka plan per presidentin: Po presin të përfundojë mandati, që ushtrues detyre ta bëjnë Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar para fillimit të seancës  për çështjen e presidentit.

Ai, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka një plan në kohë, duke shtuar se po dëshirojnë që ushtruese detyre e presidentit të jetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Duket që në VV e kanë një plan në kohë. Ata po dojnë që kryetarja e Kuvendit të jetë ushtruese detyre e presidentit…. Çdo gjë fillon kur kemi ushtrues detyre të presidentit të ri e pastaj me fillua ndonjë bisedë ose ndonjë konsulltë…Nuk kemi asnjë zhvillim, shihet qartë që ka të bëj me kohën, po pritet 5 prilli me qenë ushtruese detyre znj.Haxhiu”, ka thënë Haradinaj.

Më poshtë mund të dëgjoni deklaratën.

 

Të ngjashme

Të fundit