Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për abuzim politik me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Sipas Haradinajt, Haxhiu po përdoret si test për të provuar mbështetjen, ndërkohë që Kurti vazhdon të insistojë në kandidaturën e saj edhe pas dështimeve të njëpasnjëshme për ta zgjedhur kryeparlamentare.
“Nëse dikush është duke e ofenduar Albulena Haxhiun, është duke e ofenduar zoti Kurti. 20 herë po e qet e pot thotë unë i kam për qeveri, po nuk i kam për Albulenën…
Jemi duke folur për diçka që ka mbajt qëndrim tash e sa kohë, ka thënë; le të më votojnë kryetaren e Kuvendit, e la ta shohin a i kam votat për qeveri. Unë po i them je duke e qit në sfidë një viktimë, në këtë rast që e ke gjet lojale, besnike… është viktimë e zotit Kurti, se është duke abuzuar skajshmërisht me emrin e saj. Duke thënë se kjo nuk i ka votat se unë për qeveri i kam”, ka thënë Haradinaj.