9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haradinaj thotë se Kurti ka marrëdhënie “të pabesa” me aleatët

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë manifestimit kryesor nga Ambasada e Amerikës me 2 korrik nuk ka marrë pjesë në festë me datën 2 korrik edhe pse ishte në Prishtinë.

Haradinaj deklaroi “i bindur” se kryeministri, Kurti ka qenë në Prishtinë por që nuk ka shkuar në manifestimin qendror të 4 korrikut.

Haradinaj e “akuzoi” Kurtin për marrëdhënie të “pabesa” të tij ndaj aleatëve të Kosovës.

E sipas Haradinaj, vendimi i Bashkimit Evropian që t’ua heqë vizat qytetarëve serbë të Kosovës e që kanë pasaporta ilegale është “goditje” që aleatët po i bëjnë Kurtit për shkak të sjelljeve të tij.

Kosova ka gjendjen e përkeqësuar. Dita e 4 korrikut që është festuar me 2 korrik, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka qenë në Prishtinë por nuk ka qenë pjesë e ngjarjes vjetore e 4 korrikut; e obligon vendin nikoqir. Kryeministri nuk shkon askund në atë datë. Goditja e radhës e ardhur me këto pasaporta është rezultat i marrëdhënieve të pabesave që I ka zhvilluar kryeministri me aleatët. Aleatët po i kthejnë në çdo mundësi një lloj padrejtësie, goditje për shkak të Kurtit dhe sjelljeve të tij me aleat”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit