Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është pyetur nëse deputeti i pavarur Haki Abazi do t’i bashkohet partisë së tij.
Haradinaj ka thënë se do ta kishte për nder bashkëpunimin me Abazin.
“Hakinë e njoh shumë gjatë edhe e di që ka qenë aktiv në plot procese, mendoj që i ka ndihmu Kosovës. Shoqërisë civile e proceseve të brendshme në mënyra të ndryshme dhe i ka ruajt miqt e Kosovës”.
“Është e mundur por nuk po du me dalë me folë më përpara, por do ta kisha për nder bashkëpunimin me Hakinë”, u shpreh Haradinaj kur u pyet nëse Abazi do të jetë në listën e AAK-së.
“Hakia e ka një strukturë të njerëzve që janë me peshë dhe të respektuar, e përfaqëson një të djathtë të avancuar në vlera të reja, nuk është një e djathtë e prapambetur”, ka thënë Haradinaj në Pressing.