13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haradinaj thotë se Bislimi është “njeri i Serbisë”, flet edhe për disa figura të tjera politike

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për disa nga figurat kyçe udhëheqëse të Kosovës.

Haradinaj fillimisht ka folur për presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se është pritur shumë nga Osmani, mirëpo ka mbetur në hije të kryeministrit, Albin Kurti.

“Është pritë shumë prej saj, po shihet se është në hijen e Kurtit. Është e pafuqishme, s’ka ndonjë rol vendim-marrës, nuk ka ndodhë njëherë me pas një qëndrim të vetin deri sot që dallon nga të tjerët.” – ka thënë Haradinaj në T7.

Kreu i AAK-së, ka folur edhe për zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, duke thënë se është “njeri i Serbisë.”

“Njeri i Serbisë, pastër e ke. Dyshoj që është njeri i Serbisë. Gjykata ka me gjeta a është a s’është se këto kanë me kalu nëpër filtra ndonjëherë…Ne me shumë mund e kemi mbërri planin franko-gjerman dhe implementimi i tij e ka pas një dobi të madhe, ky zotëria është shkaktari kryesor që nuk është implementu.” – ka thënë Haradinaj për Bislimin.

Ndërsa për ministrin Hekuran Murati, kreu i AAK-së ka thënë se “i takon shkollës së gabume politike, është ministër i dëmshëm. Nxit urrejtje te palët tjera, me komuna.”

Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për zyrtaren e VV-së, Dejona Mihali, ku ka thënë se “ i zbaton urdhrat e Kurtit” dhe sipas tij Mihali “nuk duhet të hetohet.”

Në fund, Haradinaj ka folur edhe për dy kolegët e tij nga opozita, Lumir Abdixhikun e Memli Krasniqin, ku ka thënë se ka komunikim të mirë me ta dhe i çmon si kolegë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit