Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë parregullsi, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në gjithë vendin. Dalja është e kënaqshme. Kanë mbet më pak se 3 orë, kam kënaqësinë që të ju bëjë thirrje, ta shfrytëzoni të drejtën për të votuar. Veçanërisht për votuesit e kam një ftesë që të dalin për të votuar. Nuk kemi ndonjë parregullsi të paralajmëruar”, tha Haradinaj.
Ai përmendi dhe çështjen e mungesës së energjisë elektrike në disa qendra votimi.
E dimë që ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. I bëjmë thirrje KEDS-it dhe të gjitha institucioneve qe të bëjnë kujdes që të mos ndalet rryma. I uroj Kosovës këto zgjedhje kaq të mira. Nuk kemi ndonjë paralajmërim që e prish procesin, jo diçka që e prish procesin zgjedhor”, tha ai. /EO/









