Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për Kosovën.
Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se të pagjeturit “Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre.
Postimi i plotë:
Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për Kosovën.
Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë ku brenda ditës u martirizuan qindra vëllezër e motra tona, vetëm pse ishin shqiptarë.
Nuk rreshtim së kërkuari dhe së kujtuari. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre.
Gjithashtu sot, në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve të mi, Edmond Dabiqaj, Sadri Latifaj dhe Haxhi Tolaj, nderojmë kontributin e fshatit Prejlep në Luftën Çlirimtare, Dëshmorët e Martirët që ia fali lirisë.
Prejlepi ishte në vijën e parë të frontit dhe bëri rezistencën më të mirë që e meritonte agresori.
Sot gjithashtu, kujtojmë bashkëluftëtarët Bekim Thaçi, Fetah Sylejmani, Isuf Dinaj, Muhamet Bardheci, Mustafë Avdullahu, Pëllumb Ademaj, Rexhep Hajdaraj, Shkelzen Brahimaj dhe Xhavit Fetahaj të rënë në betejat e fundit të prillit anekënd Dukagjinit.
Sot e përjetë, përkulje në nderim të sakrificës së Martirëve dhe Dëshmorëve të lirisë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=541864697304883&id=100044440716038