Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar deklaratat e partisë së tij që e kanë cilësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si “argat i Serbisë”.
Sipas Haradinajt, ky epitet nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e informacioneve, por me veprime konkrete që, sipas tij, kanë dëmtuar orientimin perëndimor të Kosovës.
“Të jesh argat i Serbisë, nuk do të thotë veç me dhënë informatë. Do të thotë me largu Kosovën prej perëndimin, me prish Kosovën me aleatët pas një kohe tepër të rëndë që e kemi pasur, mbi 120 vjet. Me largu Kosovën prej energjisë, e me u detyru me ble. Me largu prej gazit, prej programeve ushtarake. Me tu ndërpre Defender 2023, në momentet më të rëndësishme të Kosovës…”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.