Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur protestën e sotme të shoqërisë civile përpara Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se mirëpret faktin që shoqëria civile ua kujton deputetëve të Kuvendit të Kosovës detyrën që e kanë.
“Mendoj që paraqesin një shqetësim që ekziston në shoqërinë tonë. Është shqetësim real. Të gjithë e kanë përgjegjësinë e vet. E mirëpres shoqërinë civile që na e kujton detyrën tonë”, ka thënë Haradinaj.