-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e partisë

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë si shembull të potencialit të jashtëzakonshëm të kombit dhe model për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Suksesi i bashkatdhetarëve në Augsburg dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm të kombit tonë,” u shpreh kandidati për kryeministër.

Haradinaj theksoi se modeli ekonomik i propozuar nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30 synon të ndjekë frymën sipërmarrëse të demonstruar nga diaspora.

“Kosova ka nevojë për një qeverisje që krijon mundësi, jo pengesa. Që mbështet biznesin vendor në vend që ta pengojë me taksa të panevojshme,” tha Haradinaj.

Në kuadër të programit të tij zgjedhor, Haradinaj premtoi uljen e taksave për bizneset e vogla dhe të mesme, thjeshtësimin e procedurave administrative dhe mbështetje të dedikuar për start-up-et.

Ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë para bashkatdhetarëve në Augsburg të dielën, në ora 14:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit