14.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Haradinaj: Tani është koha që të angazhohemi për një mjedis të pastër

- Advertisement -

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit.

Në Ditën e Tokës, ai ka thënë se tani është koha që angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ruajtja e mjedisit është e rëndësishëm për jetën e të gjithëve.

Më 22 prill 1970, për herë të parë filloi të festohej Dita e Tokës. Kjo ditë e veçantë shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë, për të na ndërgjegjësuar që ta ruajmë ajrin, ujin dhe tokën, për veten dhe për gjeneratat që vijnë. Tani është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë.”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit