Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, u takua me kongresmenin Ritchie Torres, një mik i madh i shqiptarëve.
Haradinaj shprehu falënderimet për mbështetje e vazhdueshme që SHBA-të i ofrojnë Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale.
Gjatë takimit, ai informoi kongresmenin për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe kërkoi që tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO të trajtohet në Kongresin Amerikan.
Haradinaj theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të është një garanci për suksesin e vendit dhe shprehu angazhimin e tij për ta forcuar këtë marrëdhënie çdo ditë.
Postimi i plotë:
Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin e veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha falënderimet e mia për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ai personalisht dhe ShBA-të po i japin Kosovës.
Kongresistin, z. Ritchie Torres e njoftova për zhvillimet ne Kosovë dhe njëherit kërkova që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO. Po ashtu, theksova se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë.
Partneriteti strategjik me ShBA-të është
garancë për arritjen e çdo suksesi të Kosovës. Do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë!