11.5 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Haradinaj takon shqiptarët në Çikago: Lidhja me diasporën duhet të forcohet dhe të institucionalizohet

- Advertisement -

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në ShBA ka takuar diasporën e Kosovës në Çikago.

Ai ka bërë me dije që secili shqiptar në Amerikë ka histori të veçantë personale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se kjo e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit shqiptar.

“Pata nderin të takoja diasporën tonë në Çikago. Secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë. Kjo lidhje e fortë me ta duhet të forcohet dhe të institucionalizohet”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit