Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj e ka takuar të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof.
Teksa gjatë së martës në Uashington, Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit atje Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, emisar special për misione të veçantë, por edhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.