Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është takuar me Isni Kilajn, i cili pak ditë më parë u lirua me kusht nga Gjykata Speciale.
Haradinaj ka thënë se është kënaqësi të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar krah lirisë dhe Kosovës.
Kreu i AAK-së i ka uruar Kilajt kthimin në shtëpi dhe pranë familjes e miqve.
Postimi:
Isni Kilaj krah nesh sërish!
Sa kënaqësi e madhe është të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar në krah të lirisë dhe të Kosovës.
I urova kthimin e tij në shtëpi, pranë familjes dhe miqve.
Ai ka qenë pjesë e listës sonë në zgjedhjet e fundit, dhe është nder për ne që ta kemi përsëri pranë.
E falënderojmë nga zemra për sherbimin ndaj Atdheut!
E vërteta triumfon. Kosova qëndron!
#AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje






