Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, me ç’rast shprehu përkushtimin për kontribut për formimin e institucioneve të reja.
“Sot prita në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, ku diskutuam mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, dhe situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e sa muaj.
E njoftova znj. Prattipati për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin tonë për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet.
Znj. Prattipati e falënderova për rolin e saj aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e rëndësishme që po kalon vendi ynë”, shkroi në Facebook, Haradinaj